Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT takim me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve organizoi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël. Ky takim kishte në fokus shkëmbimin e mendimeve dhe sygjerimeve në lidhje me zbatimin e aksionit anti informalitet si dhe evidentimin e sfidave dhe problematikave të përbashkëta me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit.

Projekti mbi skemën e re të shtrirjes së TVSH-së, rritja e shkallës së informimit të tatimpaguesve si dhe lehtësimi i proçedurave tatimore për biznesin e vogël ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim. Pjesëmarrësit shprehën gadishmërinë e tyre për bashkëpunim në lidhje me sensibilizimin e pjesëtarëve të kësaj shoqate e më gjerë, për përdorimin e pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, si elementë të rëndësishëm në formalizimin e ekonomisë.

Administrata Tatimore shpreh gadishmërinë për të qënë pjesë aktive e tryezave të tjera të bashkëbisedimit për të adresuar në mënyrën e duhur të gjitha shqetësimet e biznesit lidhur me performancën e saj.