Gjatë fundjavës, strukturat e Hetimit Tatimor kanë ushtruar kontrolle në 324 subjekte në qytetin e Tiranës, nga të cilat janë konstatuar 68 subjekte me shkelje. Nga këto kontrolle janë vendosur 74 penalitete, janë bllokuar 10 subjekte ndër të cilat 6 për moslëshim kuponi tatimor e mos instalim pajisje fiskale (shkelje të përsëritura, hera dytë) dhe 4 subjekte të cilët janë gjetur të paregjistruar.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje çdo sipërmarrësi të ndershëm si dhe qytetarëve, të denoncojnë rastet e paligjshmërisë, të cilat dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe formalizmin e ekonomisë.