Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Durrës zhvilloi takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Durrës

Përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës dhe anëtarët e Dhomës së Tregtisë të këtij qyteti zhvilluan një takim konsultues dhe informues për aksionin anti informalitet. Në takim anëtarët e dhomës ndër të tjera u informuan mbi strategjinë e aksionit kundër informalitetit të zbatuar nga DRT Durrës për kontrollet që po ushtrohen në vendodhjen e bizneseve, të cilat janë përzgjedhur mbi bazën e analizës së riskut.

Njëkohësisht u theksua roli i veçantë që i është dhënë edukimit, asistencës dhe shërbimit ndaj tatimpaguesve si në biznese ashtu edhe gjatë pritjeve në sportele.

Bizneset vlerësuan pozitivisht iniciativën që DRT Durrës ka ndërmarrë në lidhje me këto takime dhe u shprehën në favor të bashkëpunimit kundër informalitetit dhe evazionit. Ata parashtruan kërkesat e tyre për rritjen e shkallës së informimit të tatimpaguesve nga ana administratës tatimore si dhe lehtësimin e proçedurave tatimore.