Institucioni

Institucioni > Lajme >

Ministri i Financave dhe Ekonomisë takim me përfaqësues të biznesit të vogël

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve kanë zhvilluar takimin me biznesin e vogël, mbi shtrirjen e regjimit të TVSH-së për të luftuar informalitetin.

Futja e biznesit të vogël në skemën e pagesës së TVSH-së nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve, por do të përmirësojë shkallën e mbajtjes së dokumentacionit tatimor nga bizneset e mëdha deri tek ato të vogla fundore.

Gjatë fjalës së tij Ministri Ahmetaj shrehu se qëllimi i shtrirjes së TVSH-së është të luftojmë pabarazinë dhe padrejtësinë që i bëhet konkurrencës së ndershme duke mos e lejuar biznesin e madh të raportojë të ardhurat joreale dhe duke ofruar shërbime më të thjeshta, korrekte dhe cilësore ndaj tatimpaguesve. Nga kjo shtrirje e TVSH-së do të përjashtohen zejtarët, berberët, taksistët, ambulantët përfshirë edhe ata në tregjet e bashkive.

Gjatë takimit ishin të pranishëm rreth 100 biznese të vogla që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme, të cilët u shrehën pozitiv ndaj qasjes për shtrirjen e TVSH-së nga niveli zero i qarkullimit. Gjatë diskutimeve disa sipërmarrës u shprehën se formalizimi i sipërmarrjes dhe lufta kundër informaliteti janë zgjidhja e situatës së tyre problematike si dhe shprehën bashkëpunimin në luftën kundër evazionit.