Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT takim me përfaqësues të industrisë së veshjeve dhe konfeksioneve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi takimin me përfaqësues të industrisë të veshjeve dhe konfeksioneve. Në këtë takim ndër të tjera, u prezantua plani operacional i aksionit kundër informalitetit si dhe nismat që do të ndërmarrë Administrata Tatimore për ngritjen në një shkallë më të lartë të rolit të saj edukues dhe shërbyes me qëllim përmbushjen vullnetare të detyrimeve nga tatimpaguesit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Znj. Vjero, gjatë fjalës së saj hyrëse referuar pikave të planit anti informalitet, qartësoi disa nga pritshmëritë e Administratës Tatimore si dhe gadishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e pjësmarrësve lidhur me performancën e Administratës Tatimore.

Zgjerimi i shërbimeve elektronike, kontrollet në bazë të riskut, përmirësimi i procedurave të rimbursimit të TVSH-së si dhe lehtësimi për 9 vërtetimet online, ishin disa nga pikat që u trajtuan gjerësisht në këtë takim.

Gjatë diskutimin u paraqitën kërkesa mbi bazën ligjore në fuqi si dhe u ngritën çështje për ndryshimin e shkallës së taksimit të TVSH-së për shërbimet e kryera nga nënkontaraktorët e përpunuesve të mallrave nën një regjim të përpunimit aktiv. Përfaqësuesi i shoqatës të industrisë së veshjeve dhe konfeksioneve, Z. Gjergji Gjika, u ndal në përcaktimin e afateve korrekte të rimbursimit të TVSH-së, dhe uljen e nivelit të shkallës tatimore si për tatim fitimin ashtu dhe për dividentin.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të marrë në konsideratë dhe përcjelljë në një shkallë hierarkike më të lartë propozimet e kësaj industrie dhe vijon të nxisë çdo biznes të ndershëm në Shqipëri që të bëhët pjesë e zbatueshëmërisë të procedurave tatimore.