Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim mbi analizën e Modulit të Riskut dhe ndërveprimit të tij me drejtorinë e kontrollit tatimor

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u organizua takimi mbi analizën e Modulit të Riskut dhe ndërveprimit konkret të këtij moduli me Drejtorinë e Kontrollit tatimor. Filozofia e administratës tatimore tashmë mbështetet në analizat dhe të dhënat e prodhuara nga Moduli i Riskut, duke i dhënë prioritet sektorëve dhe tatimpaguesve potencialisht me risk ndaj dhe strategjia dhe veprimtaria që lidhet me kontrollin mbështetet plotësisht mbi analizat e këtij moduli.

Në këtë takim Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero, kërkoi nga drejtuesit e drejtorive rajonale dhe drejtuesit e kontrollit tatimor të përdorin këtë instrument me qëllimin final nxitjen e përmbushjes vullnetare dhe garantimin e trajtimit të paanshëm të të gjithë tatimpaguesve.

Nga analiza e të dhënave të gjeneruara nga ky modul sektorë në fokusin e administratës për monitorimin e tyre janë sektori i tregtisë (biznesi me xhiro nga 2-5 milionë si dhe nga 5 deri në 8 milionë), ai i hidrokarbureve, por edhe sektorë të cilët paraqesin sjellje të pazakontë duke thyer një apo më shumë rregulla të modulit të riskut brenda sektorëve të kategorizuar.

Përmirësimi i mëtejshëm i Modulit të Riskut është një proces i vazhdueshëm i cili asistohet dhe mbështetet nga ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.