Institucioni

Institucioni > Lajme >

Shërbimi ndaj tatimpaguesve dhe individëve, risitë në 5 muajt e parë të vitit

Administrata Tatimore vijon të shënojë tregues të përmirësuar të shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe individëve me qëllim nxitjen e përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve dhe individëve, ku çdo e drejtë e tyre konsiderohet detyrim për administratën.

  • Gjatë këtij 5 mujori është përmirësuar shërbimi në rrjetin e sporteleve për tatimpaguesit në qytetet e Kavajës, Krujës, Fierit dhe Gjirokastrës falë bashkëpunimit me qendrën e shërbimeve të integruara ADISA, në të cilat tashmë ofrojmë shërbim cilësor dhe në kushte bashkëkohore.

  • Në total në të gjithë rrjetin e sporteleve dedikuar shërbimit ndaj tatimpaguesit është ofruar shërbim dhe asistencë për më shumë se 130,000 tatimpagues dhe individë.

  • Për herë të parë shërbimi i tatimpaguesve ofrohet dhe pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në Tiranë, një risi kjo, e cila vjen dhe nga kërkesat e vetë komunitetit të biznesit.  Fluksi i vizitave në këtë sportel rezulton mbi 1000 kryesisht nga tatimpagues të regjistruar rishtazi, për të cilët jepet informacion i detajuar mbi të drejtat e detyrimet e tyre, përfshirë edhe kalendarin tatimor.

  • Nga ky vit, një mënyrë e re veprimi është konceptuar e filluar të zbatohet dhe konkretisht ajo e shërbimit të tatimpaguesve në ambjentet e vendndodhjes së bizneseve me mbi 1200 tatimpagues të asistuar kryesisht të regjistruar për herë të parë.

  • Bashkëveprimi midis grupeve të punës së rrjetit të shërbimit e biznesve, bëri të mundur që të kryhen 33 seminare trajnuese për çështje të karakterit fiskal, procedurial edhe teknik, përfshirë edhe ato të procedurave tatimore pranë grupeve të bizneseve në Tiranë e Durrës.  Në këto takime morën pjesë 550 tatipagues.

  • Një risi, mbetet shërbimi i ri i komunikimit online me anë të Qendrës së Thirrjeve me numrin pa pagesë 0800 00 02. Që nga fillimi i këtij shërbimi, nga ky vit, janë kryer rreth 3,900 thirrje hyrëse nga tatimpagues e individë të interesuar, të cilët kanë marrë përgjigje apo janë orientuar në kohë reale nga specialistë të përzgjedhur të administratës. Në ushtrim të së drejtës për të njoftuar tatimpaguesit, kjo qendër ka kryer edhe 11.687 telefonata në drejtim të tatimpaguesve, me anë të të cilave i bëhet me dije plotësimi i një detyrimi apo respektimi i kalendarit tatimor mujor.

  • Risitë e shërbimit të Adminitratës Tatimore, nga ky vit vijnë me vënien në funksionim të shërbimit Dritarja e ndihmës live –chat në faqen zyrtare të internetit, një tjetër komunikim online me tatimpaguesit. Numri i bashkëbisedimeve në kohë reale është rreth 2,000 dhe i mirëpritur pothuaj nga të gjithë aplikuesit.