Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim i rëndësishëm për individët punëmarrës

Nga data 1 Qershor 2017, sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve në territor nuk do të ofrojnë më shërbimin e lëshimit të vërtetimeve “Për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore” për individët punëmarrës.

Individët punëmarrës, nga data 1 Qershor 2017, do të drejtohen pranë zyrave rajonale të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre për të marrë këtë shërbim.

Duke filluar nga kjo datë, janë zyrat Rajonale të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat ngarkohen dhe do të japin, vërtetimin “Për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individët”, çdo individi që kërkon të pajiset me të.

Për më shumë informacion na telefononi në numrin pa pagesë, 0800 00 02.

Ju faleminderit!