Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi një ndryshim të formularit të Deklarimit e Pagesës (FDP) së TVSH-së

Në Fletoren Zyrtare Nr.113, datë 22 Maj 2017, është publikuar Ligji Nr.71/2017 datё 27.04.2017 “Për njё shtesё nё Ligjin Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
Sipas kёtij ndryshimi, në Nenin 49, të Ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
"3. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave."
Ky ndryshim ligjor, hyn nё fuqi 15 ditё pas botimit të ligjit në nё Fletoren Zyrtare, përkatësisht nga data 05.06.2017.
Për sa më sipër ju bëjmë të ditur, që formulari i Deklarimit e Pagesësë së TVSH-së (FDP), i ndryshuar, do të përfshijë periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14.07.2017.

Ju faleminderit!