Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT-Kompanitё IT, tryezё tё rrumbullakёt pёr Fiskalizimin

U organizua ditёn e sotme takimi mes Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve dhe kompanive IT tё çertifikuara pёr softet e Fiskalizimit, pёr ecurinё kёtij procesi.

Tryeza e rrumbullakёt u udhёhoq nga vet Drejtori i Pёrgjithshёm i Administratёs Tatimore, z.Ceno Klosi, i cili bёri njё vlerёsim tё punёs sё deritashme dhe kёrkoi forcimin e bashkёpunimit ndёrmjet tё gjitha palёve, me synim lehtёsimin sa mё shumё tё procesit ndaj tatimpaguesit dhe pёrmbylljen me sukses tё tij deri nё fund tё muajit Dhjetor.

Nga ana e kompanive tё çertifikuara ishin tё pranishёm 22 persona.   

“çёshtja e pagesёs sё tatimeve ёshtё njё nga mё tё ndjeshmet nё tё gjithё Administratёn Publike pasi prek direkt gjithё masёn e bizneseve dhe detyrimeve, por prek edhe vet shtetin nё realizimin e planit tё tё ardhurave. Tё gjitha palёt duhet tё jenё tё qarta pёr detyrimet dhe tё drejtat qё kanё. Duhet tё minimizojmё çdo boshllёk qё mund tё kemi, duke ndёrtuar njё komunikim sa mё efikas mes nesh. Ne dёshirojmё qё ju tё ndiheni sa mё komod nё çdo lloj shqetёsimi apo problematike qё keni dhe nё trajtimin sa mё shpejt tё tyre. Do tё preferoja qё tё kishit njё pёrfaqёsi pёr problematikat tё pёrbashkёta dhe tё vinit me njё qasje tё unifikuar, ndёrsa pёr problematikat individuale do tё ketё tjetёr shqyrtim. Jam i hapur pёr takime tё vazhdueshme me ju”- theksoi ndёr tё tjera Drejtori i Pёrgjithshёm.

Pёrfaqёsuesit e kompanive IT shprehen sugjerimet dhe propozimet e tyre pёr pёrmirёsimin mbi protokollin e komunikimit. 

Gjithashtu nё kuadёr tё kёsaj gjёjё, Drejtori i Pёrgjithshёm sugjeroi krijimin e njё hapёsire tё dedikuar vetёm pёr kompanite softawrike pёr çdo problematike tё raportuar prej tyre.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht në zgjidhjen dhe adresimin e të gjithave problematikave për çdo grup interesi të përfshirë në zbatimin e kësaj reforme dhe Fiskalizimin e subjekteve deri nё fund tё vitit.