Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për tatimpaguesit që regjistrohen për herë të parë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve që regjistrihen për herë të parë, detyrimet ligjore që iu lindin nga ligji Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar

Subjektet që do të regjistrohen për herë të parë, do të duhet detyrimisht të marrin masat për respektimin e dispozitave rregulluese në fuqi.

Në momentin e regjistrimit tatimpaguesi duhet të marrë minimalisht masat paraprake për regjistrimin e të dhënave të detyrueshme në Platformën Qendrore të Faturave si dhe masat si vijon:

✔ Aplikimin për Certifikatë Elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania.

✔ Lidhjen e një kontrate me një shoqëri të certifikuar për blerjen e zgjidhjes Softëare të Fiskalizimit që do të përdorë.

Vetëm nëse ka përmbushur minimalisht kërkesat si më sipër, deri në momentin e implementimit të plotë të zgjidhjes softuerike mund të vijojë të lëshojë fatura nga blloku i dëftesave tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vazhdojë të ketë një qasje sensibilizuese dhe këshilluese, për të gjitha subjektet gjatë gjithë vitit 2021 përsa i përket Fiskalizimit. Në këtë kuadër është përgatitur edhe një plan masash, i bazuar në informacionin mbi statusin e Fiskalizimit të çdo subjekti, me qëllim kuptimin e problematikës dhe dhënien e suportit nga ana e Administratës Tatimore.