Institucioni

Institucioni > Lajme >

Nga Janari deri më tani, mbi 9 milionë fatura të Fiskalizuara

13,633 biznese të Fiskalizuara dhe mbi 9 milionë fatura të fiskalizuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të reformës së Fiskalizimit, do të jetë në mbështetje të çdo biznesi, duke ofruar suportin e saj maksimal për çdo problematikë apo paqartësi në lidhje me këtë proces. Qasja e Administratës Tatimore do të jetë këshilluese dhe informuese për t’i ardhur në ndihmë çdo tatimpaguesi.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.