Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për tatimpaguesit të cilët kanë krijuar deklaratën DIVA për periudhat e shkuara tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqarojë të gjithë individët deklarues të DIVA se deri më 30 Qershor 2021, duhet të plotësojnë vetëm periudhën tatimore 20-A, pra për vitin 2020.

Individët të cilët për arsye të ndryshme kanë krijuar deklaratën DIVA të periudhave të mëparshme tatimore, në të cilat nuk duhet të ishin deklarues dhe janë penalizuar me 5,000 lekë/për periudhë tatimore të padorëzuar në afat, me daljen e Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore duhet të:
Drejtojnë një kërkesë me shkrim brenda 30 ditëve nga dalja e këtij njoftimi, Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Ministrinë e Financave, në zbatim të ligjit 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar neni 106 “Objekti i ankimit administrativ tatimor.”

Administrata Tatimore ju bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë vetëm deklaratën e vitit 2020 dhe jo periudhat e mëparshme.