Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 "Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike", si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, se brenda datës 31 Mars 2021, duhet të dorëzojnë Deklaratën e pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2020.

Formulari i Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, i plotësuar në përputhje me shënimet shpjeguese të pasyrave financiare, dorëzohen në e-filing, llogarinë e deklarimit elektronik të çdo tatimpaguesi. Gjithashtu, në e-filing, në menunë Kontabilitet – Bilanci Vjetor, dorëzohen edhe Pasqyrat financiare dhe anekset përkatëse.

Forma e pasqyrave financiare dhe anekseve shpjeguese, do të jetë e njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:

  • Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow);
  • Aneksi për shpjegimet shpjeguese. 

Dokumentacioni shtesë, i kërkuar në bazë të Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 60, dhe të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:

  • Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik);
  • Inventari i mjeteve të transportit në pronësi;
  • Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa). 

Formati elektronik i kërkuar:

  • Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), pasqyra e aktiveve afatgjata material, në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.
  • Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.
  • Aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi, vetëm në version PDF (të skanuara).
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa), në formatin excel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.

Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2020, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 "Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare" neni 3, pika 18, në menunë Kontabiliteti - Bilanci vjetor, ju duhet të deklaroni edhe infomacionin e kërkuar, në lidhje me:

  1. Hartuesin i pasqyrave finaciare (bilanc), ekonomistin e punësuar, kontabilistin e miratuar të liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.
  2. Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
  3. Rubrikën e të ardhurave.

 Formatet e pasqyrave financiare dhe dokumentave shtesë janë si më poshtë:

  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
  • Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
  • Formati per Pasuri te Luajtshme  (Makina).xlsx
  • Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx

Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  pranë çdo Drejtorie Rajonale, si dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 0002.

Dokumenta ndihmëse