Institucioni

Institucioni > Lajme >

Pyetjet-Përgjigjet më të shpeshta nga Bankat

Në këtë material do të gjeni Pyetje- Përgjigjet më të shpeshta dhe sipas specifikave të natyrës teknike, ligjore, të drejtuara nga Bankat,  të cilat do të përditësohen, në faza të ndryshme të zbatimit të projektit të Fiskalizimit.

 

Pyetje 1. Shtimi i informacionit per kodin NIVF ne QR: Eshte shume e rendesishme per Bankat dhe te gjitha palet e perfshira qe te shtohet NIVF ne QR ne menyre qe ne momentin e leximit te QR te shfaqet dhe NIVF kjo per te shmangur hedhjen manuale te ketij kodi ne momentin e procesimit te pagesave. Duke qene se NIVF permban 36 karaktere le vend per gabime ne plotesimin e ketij kodi prandaj eshte i rendesishem shtimi i NIVF ne QR.

Aktualisht Administrata Tatimore eshte ne analize te implementimit te nje QR kodi te vecante per pagesen i cili do te permbaje edhe elementin e Numrit Identifikues te vecante te Fatures.

Pyetje 2. Pagesat qe do te kryhen per nje Fature me status “Pjeserisht e Paguar”, do te pranohen per procesim nga Banka edhe pse cdo pagese do te kete te njejtin NIVF te gjeneruar per faturen perkatese?

Po, per te njejten fature elektronike perdoruesi mund te procesoj me shume se nje pagese pjesore derisa te paguhet shuma e plote e fatures.

Pyetje 3. Per pagesat jashte Platformes Qendrore te Faturave (CIP) do te kete pergjegjesi Banka? A duhet Banka te pengoj procesimin e pageses nese Fatura e gjeneruar nuk ka statusin “Pjeserisht Paguar”, por klienti zgjedh ta paguaj pjeserisht dhe jo Shumen totale te fatures?

Banka nuk ka informacion se cili është statusi aktual i pagesës se faturës elektronike, gjithçka është në platformë. tatus ii pageses llogaritet  dhe kontrollohet  në platformë. Nëse fatura elektronike është mbi paguar, njoftimi do të refuzohet.

Pyetje 4. Referuar Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, Nenit 7 pika 3: Rregulla të veçanta për lëshimin e faturëse, ku shprehet ne lidhje me Vetefaturimin, ne rastin e blerjes se sherbimeve nga tatimpaguesit jashte Shqiperise, mund en a shpjegoni nese kjo procedure e bere nga Biznesi do te shoqerohet me pagese ne Banke? Vetefaturimi nenkupton qe Fatura do te jete e Fiskalizuar dhe pagesat qe do kryhen jane pagesa nderkombetare (ne monedhe te huaj)?

Vetë-faturimi ne rastin e blerjes se sherbimeve nga tatimpaguesit jashte Shqiperise eshte transaksion qe kryhet duke lëshuar një faturë pa para-ne dore, jo një faturë elektronike E-invoice. Nëse pyetja është A duhet të raportojnë bankat pagesa të bëra për konsumatorët jashtë Shqipërisë për fatura jo-cash? Përgjigja është Jo, pasi ligji aktual detyron dhenien e informacionit ndermjet dy tatimpaguesve ku lëshuesi i faturës elektronike është i detyruar të dërgojë faturën elektronike dhe marrësi i faturës elektronike është i detyruar të marrë faturën elektronike përmes platformës qendrore të faturave.

Pyetje 5. Referuar dokumentave te pageses duket sikur monedha e fatures lidhet me momentin e regjistrimit te fatures dhe aty behet dhe perzgjedhja e monedhes. Si te do te procedohet me pagesat me konvertim?

Njoftimi i pagesës nga bankat në platformë duhet të jetë në të njëjtën monedhë si monedha në E-faturë. Nëse monedha në njoftimin per pagese është e ndryshme nga E-fatura, njoftimi do të refuzohet.

Pyetje 6. Si do shkruhet Valuta ne Fature nese nuk perputhet me Valuten e Llogarise, nga e cila do te kryhet pagesa e kesaj fature?

Në faturën elektronike nëse monedha nuk është perzgjedhur “lekë”, përdoruesi duhet të shenoj kursin e këmbimit, në platformën e faturës elektronike. Por sidoqofte njoftimi per pagese duhet të jetë në të njëjtën monedhë si monedha e shprehur ne faturën elektronike qe po paguhet.

Pyetje 7. Sa dite ka ne dispozicion Banka per sistemim nese nga rikoncilimi dalin pagesa me roblem?

Aktualisht  platforma  nuk ka kufizime. Eshtë në varesi te bankës për sa kohë banka do të përpiqet të paguajë E-faturën nëse ka roblem me pagesat.

Pyetje 8. Nese nje klient vjen ne Banke per te paguar nje Fature pa NIVF por me kod sigurie NSLF si do te veprohet? Do te vijoje procesimi i pageses se kesaj fature nga ana e Bankes apo keto pagesa do te konsiderohen si errore?

Ky skenar eshte i pamundur, pasi nuk mund te kete fature elektronike te gjeneruar pa NIVF.

Pyetje 9. Krahas pagesave qe do te vijne nga kanalet e bankes do te kemi dhe pagesa qe do te vijne nga Platforma Qendrore e Faturave (CIP). Duke qene se keto pagesa do te vijne nga kjo platforme automatikisht te firmosura digjitalisht, a eshte banka pergjegjese per urdheruesin /firmat dhe te drejtat e urdheruesve te ketyre pagesave? 

Urdher pagesat qe do te vijne automatikisht nga Platforma per t’u paguar ne banke, do te jene te firmosura nepermjet certifikates dixhitale nga tatimpaguesi, i cili i krijon ato, dhe kjo firme dixhitale do t’i dergohet bankes gjithashtu.

Pyetje 10. Referuar Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, eshte kuptuar qe individet nuk leshojne fatura te fiskalizuara, por nevojitet te sqarojme nese tatimpaguesi qe leshon fatura, do te leshoj fatura te fiskalizuara per nje Individ? Nese po, ky Individ do te paraqitet ne Banke per kryerjen e kesaj pagese dhe per kete transferte do te raportojme Numrin Personal Identifikues te individit dhe jo NIPT?

Po, nje tatimpagues do te leshoje fatura tek individed, te fiskalizuara per transaksione me dhe pa para ne dore. Sipas ligjit dhe udhezimit, Banka ka detyrim te raportoje pagesat qe kryhen vetem per faturen elektronike (E-fatura), per transaksione te kryera  B2B dhe B2G, qe do te thote bleresi ka NIPT.

Pyetje 11. Kompanite jo rezidente qe nuk jane te regjistruara ne Shqiperi, dhe kane hapur llogari jorezidente ne Shqiperi (per shkak se kane kontrate me shtetin ose bizneset), ose keto kompani nuk hapin llogari vete por perfaqesohen nepermjet nje Perfaqesuesit Tatimor. Si do te funksionoj Fiskalizimi per keto kompani? Pagesat per faturat e fiskalizuara do te behen nga llogaria e tyre jorezidente apo vetem nga Perfaqesuesi Tatimor?

Kjo nuk eshte e rregulluar me ligj, por e rendesishme eshte se nese eshte jorezident  apo perfaqesuesi i tij ka marre nje e-fature nga nje shites shqiptar, kur ky jo- esident apo perfaqesues i tij te kryej pagesen e fatures elektronike, Banka duhet ta raportoje ate.

Pyetje 12. Ne ligj permenden Organe Publike vendore dhe qendrore qe do te leshojne Fatura te Fiskalizuara. Mund te na i listoni se cilet jane keto organe?

Nese aktiviteti qe ato kryejne eshte aktivitet ekonomik per te cilin ato duhet te leshojne fature, atehere ato jane te detyruar te fiskalizojne faturat e tyre.

Pyetje 13. Aktualisht me Buxhetin e Shtetit dhe organet qendrore/vendore kemi Transaksionet e meposhteme:

- Pagesa per Zhdoganimet

- Fatura per Arketim (te ardhura jotatimore)

- Deklaratat Tatimore (kontribute, fitimi)

- Gjobat e objects rrugore dhe bashkiake me Fature per Arketim

Keto transaksione do te perfshihen ne procesin e Fiskalizimit? Do kene keto fatura edhe NIVF pervec infos qe kane aktualisht?

Administrata Tatimore nuk do te leshoje fature per mbledhjen e taksave, po keshtu as doganat per taksat e tyre doganore, por edhe gjobat e objects apo taksat bashkiake nuk jane object.

Pyetje 14. Sipas rregullave per leshimin e nje fature, do te kete transaksione te biznesit(tatimpaguesit) per te cilat nuk do te leshohet Fature e Fiskalizuar (qe ka gjeneruar nje NIVF)? Keto Fatura do te gjenerohen nga Platforma Qendrore e Faturave? Mund te kemi nje liste te ketyre transaksioneve per te cilat tatimpaguesi nuk do te leshoj Fature te Fiskalizuar?

Banka duhet te kete 2 lloje urdher pagesash:

  1. Pagesat e-invoice ( B2B dhe B2G transactions),
  2. Te tjera

Per llojin e pare, Banka nuk mund te pranoje urdhera per pagese nese klienti nuk ka te gjitha te dhenat sidomos NIVF. Pra se pari eshte detyrim i klientit te perzgjedhe sakte urdher pagesen dhe se dyti eshte i Bankes (kur klienti zgjedh te paguaj e-faturen banka nuk duhet te procesoje pagesa nese klienti nuk ka dhene gjithe elementet e nevojshem ku njeri prej tyre eshte NIVF. Banka duhet te informoje klientin me te gjitha menyrat e saj per te sqaruar tatim paguesin, per te zgjedhur llojin e duhur te pageses.    

Pyetje 15. A mban pergjegjesi Banka nese vjen nje klient te paguaj nje fature te cilen e  ate pafiskalizuar dhe Banka e proceson pagesen e kesaj fature? Apo per cdo fature Banka duhet te kerkoje patjeter nga klienti faturen e fiskalizuar qe perbank dhe infon per NIVF?

E njejte si pergjigja e pyetjes së mesiperme.

Pyetje 16. Cfare penalitetesh do te kete Banka per procesim te transaksionit pa informacionin mandatore en je pagese me fature te fiskalizuar ose mos raportim te informacionit mandatore?

Sipas nenit 129. Pika 1 (d) e Ligjit 9920: 100 000 Lekë për çdo rast, nëse Banka apo institucioni financiar që ofron shërbime të pagesave pa para në dorë të e-Faturave të lëshuara nga subjekti, i cili ka zbatuar procedurën e fiskalizimit, nuk e regjistron pagesën e kryer, si dhe për këtë pagesë nuk e njofton Administratën Tatimore nëpërmjet sistemit elektronik, menjëherë pas pagesës, në përputhje me ligjin që rregullon faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.

Pyetje 17. Cdo pagese qe do te kryhet per nje Fature me status “Pjeserisht Paguar” do te lidhet vetem me nje NIVF- qe i perket Fatures, e cila do te paguhet pjese-pjese me shuma te ndryshme? Per keto pagesa qe do kryhen per Fature me status “Pjeserisht Paguar” si do te behet dallimi midis tyre? Nga referenca e veprimit qe gjeneron Banka?

Per te njejten fature elektronike perdoruesi mund te procesoj me shume se nje pagese pjesore derisa te paguhet shuma e plote e fatures.

Pyetje 18. QR gjenerohet edhe nese nuk ka NIVFSH apo NIVF? QR gjenerohet edhe per pagesat qe kane kod sigurie?

Banka eshte e detyruar te raportoje pagesa per transaksionet B2B pa para ne dore te fiskalizuara dhe te shkembyera nga platforma E-fatura. Tatimpaguesi eshte i detyruar qe per transaksionet B2B pa para ne dore te fiskalizoje E-Fature. Ky skenar eshte i pamundur, pasi nuk mund te kete fature elektronike te gjeneruar pa NIVF. Ka raste kur QR kod gjenerohet pa NIVF, ne rastet e mungeses se lidhjes me internet kur fatura leshohet me metoden off line , por nuk eshte ky rasti i E-Fatures.

Pyetje 19. Si do te jete flow dhe formati i raportimit per korrektimet e mundshme qe mund te kryhen ne secilin prej skenareve me poshte? A ka limite kohore kufizuese per kohen e kryerjes se ketij raportimi nga banka?

  • Korrektime te nevojshme per Pagese me code error pas kontrollit mandator (in real time) nga CIP.
    Nese njoftimi i pageses refuzohet nga kontrollet e E-fatures, ajo nuk do te procesohet ne platforme. Banka duhet te rregulloje pagesen dhe te ridergoje njoftimin derisa ai te pranohet.
  • Korrektime te nevojshme per Pagese me code error pas kontrollit shtese (pas ruajtjes ne database) nga CIP.
    Platforma nuk kryen kontrolle shtese per njoftimet e pagesave, te gjitha kontrollet jane ne kohe reale
  • Pagese internal/Domestic e raportuar ne CIP si e suksesshme por e anuluar ne sistemet tona ne nje periudhe te mevonshme.
    Njoftimet e pageses kane status anulimi apo korrigjimi, por keto procedura aktualisht jane per t’u diskutuar deri ne implementimin e plote te tyre.
  • Pagese internal/Domestic e raportuar ne CIP si e suksesshme por e amenduar ne sistemet e Bankave ne nje periudhe te mevonshme per disa nga detajet e saj (shume /pershkrim/te dhenat e urdheruesit). A ka kohe limit?
    Aktualisht nuk ka kufizime ne platforme .

Pyetje 20. Per kthimin e pergjigjes nga Tatimet per pagesat qe do te rezultojne me errore, si eshte menduar te identifikohet se cila eshte pagesa qe po kthehet? Ne pergjigje te tatimeve te pagesat me errore do te jete Referenca e veprimit te gjeneruar nga Banka?

Nëse njoftimet nuk janë të sakta, do te  refuzohet e gjithe kërkesa. Së pari zbulojmë se cili është njoftimi i pasaktë –errorin, do të shtojmë në informacionin e mesazhit NIVF që është e pasaktë dhe kodin e ork yces që eshte i hedhur në kërkesën për njoftim. Gjithashtu jemi duke analizuar për shtimin e kodit të transaksionit në artikullin e njoftimit të pagesës (kod që gjenerohet nga bankat për secilin artikull) nëse është i nevojshëm, ork y element është akoma nën analize.

Pyetje 21. Nevojitet qe se bashku me detajet e saj in je fushe mandatore per Banken te jete dhe llojii komisionit te pageses (OUR, SHA, BEN).

Aktualisht nuk kemi asnje fushe persa i perket komisioneve te pagesave por sigurisht qe kjo kerkese do te analizohet per shtimin e saj ne specifikimet e zhvillimeve te ardhshme.

Pyetje 22. A do te perfshihet monedha e fatures si pjese e QR? Si do shkruhet Valuta ne Fature nese nuk perputhet me Valuten e llogarise? Me cfare kursi kembimi do paguhen keto fatura?

Kodi QR për Bankat është ende kerkese në zhvillim, por do të ketë valutë. Në E-faturë nëse monedha nuk është ne “lek”, ne kemi kursin e këmbimit valutor që përdoruesi duhet të vendosë.

Kjo fushë nuk është në kodin QR në këtë moment.

Pyetje 23. Lidhur me pergjigjiet e payment notification response, te specifikuar ne dokumentin Teknik te Einvoice Payment Service. Ne faqe 14- seksioni 3.1.4 PAYMENT ORDER XML RESPONSE jane fushat dhe formati i payment notification request, ne te cilen percaktohet nje format qe pranon disa pagesa te kryera dhe detajet e tyre. Ndersa po ne kete document, ne faqe 22 -tabela 50: 3.2.3 PAYMENT NOTIFICATION RESPONSE DATA MESSAGE eshte formati i response ne te cilin nuk gjej menyren se si do te jepet statusi per cdo transaksion Banke te raportuar. Pra nuk ka node element ne strukturen e response qe te kuptohet se cili prej raportimeve eshte pranuar dhe cili jo. Si eshte menduar lidhja ndermjet response dhe request?"

Nëse njoftimet nuk janë të sakta, do te  refuzohet e gjithe kërkesa. Së pari zbulojmë se cili është njoftimi i pasaktë -errorin, do të shtojmë në informacionin e mesazhit NIVF që është e pasaktë dhe kodin e referencës që eshte i hedhur në kërkesën për njoftim. Gjithashtu jemi duke analizuar për shtimin e kodit të transaksionit në artikullin e njoftimit të pagesës (kod që gjenerohet nga bankat për secilin artikull) nëse është i nevojshëm, por ky element është akoma nën analize.

Pyetja 24. Lidhur me detajet teknike te QR code, nevojitet konfirmimi se cili eshte timeline per delivery.

Momentalisht jane keto specifikime (por jo perfundimtaret):

Elements at QR Code:

SellerNipt - Seller NIPT
SellerName - Seller Name
EinFic - Einvoice FIC
EinDatTim - Date and time of Einvoice
EinAmt - Amount of Einvoice to be payed
EinCur - Currency of Einvoice
SellerIBAN - Seller IBAN
SellerBnkCode - Seller Bank Code (SWIFT)
SellerBnkName - Seller Bank Name

Ne kete rend, dhe ndaresi mund te jete ";" or "|"

SellerNipt;SellerName;EinFic;EinDatTim;EinAmt;EinCur;SellerIBAN;SellerBnkCode;SellerBnkName;

Pyetja 25. Tipi i komisionit (OUR, SHA ose BEN) eshte nje e dhene mandatore e pageses qe nuk eshte shtuar ende dhe per kete nevojitet te dihet se kur do te perfshihet.

Nuk do te perfshihet dhe nuk eshte ne objekt per te shtuar.

Pyetja 26. Informacioni lidhur me flow-n e error codes?

Do te jete lista e kodeve ne dokumentin teknik te versionit te radhes.

Pyetja 27. Informacioni ne lidhje me International Payment, pasi edhe nese nuk perfshihen ne zhvilllimet qe do te dalin live ne Korrik, duhet ndertuar infrastruktura paraprakisht.

Pagesat e faturave elektronike lidhen me pagesat international vetem kur paguhet nje fature elektronike e leshuar ndermjet tatimpaguesve shqiptare, ne kete rast banka inicuese e pageses/transaksionit duhet te beje raportimin.

Pyetje 28. Kur pritet te filloje perfshirja e Utiliteteve ne proces? Pasi kompanite utilitare nuk jane ne dijeni. Nevojitet shtimi i kodit te fiskalizimit ne API-t e utiliteteve.

Utilitetet do te fillojne me date 1 korrik referuar Ligjit, duhet komunikuar me kompanite utilitare.

Pyetje 29. Lidhja ndermjet notification request me notification response do te behet me reference pagese (Refcode ). Per kete ju lutem nevojitet konfirmimi pasi do te mbeshtesim zhvillimet.
 
Po, referenca e transaksionit eshte pjese e specifikimeve teknike per pagesen dhe eshte fusha: RefCode Notification reference code. Ne specifikimet e tjera do te shikojme nese kjo reference do te ulet ne nivelin e numrit te fatures. Por kjo do te komunikohet me versionin e ri te specifikimeve teknike.

Pyetje 30. Biznesi ka procesuar prane bankes nje transferte per furnitorin jashte vendit - A jane subjekt raportimi transfertat nderkombetare?

Banka nuk ka detyrim per raportimin e faturave pa para ne dore qe i perkasin furnizimeve jashte vendit, faturat e eksportit jane fatura pa para ne dore dhe si te tilla nuk jane subjekt raportimi aktualisht.


Transfertat nuk jane subjekt i ligjit, ndaj nese pagesa e fatures elektronike perkon me nje transferte nderkombetare atehere kjo pagese eshte subjekt i ligjit dhe duhet raportuar.



Pyetje 31. Po transfertat qe kthehen mbrapsht nga Banka pritese?
Per shembull: Transferta nga ana jone eshte procesuar/autorizuar dhe nisur tek Banka pritese. Nderkohe ne kemi cuar mesazhin njoftues ne DPT qe eshte kryer X pagese per Y e-Fature dhe DPT ka konfirmuar per saktesine e mesazhit te derguar.
Po mund te ndodhe qe kjo transferte te kthehet mbrapsht nga Banka perfituese, cfare detyrimi ka Banka ne keto raste??

Po ne keto raste Banka duhet te dergoje nje mesazh tjeter per pagesen me statusin e anulluar (CANCELLATION)

Pyetje 32. Po ne rastin kur bleresi paraqitet me e-faturen e printuar tek Banka e perfituesit (shitesit) dhe ben derdhje cash ne llogarine e shitesit?
Pra ne kete rast Banka eshte e perfituesit/shitesit dhe jo e bleresit, a ka ne kete rast Banka detyrim raportimi te kesaj pagese apo ky skenar futet ne rast e vetedeklarimit??

Ne te gjithe rastet kur banka eshte inicuese e pageses/transaksionit per faturen elektronike ka detyrimin ta raportoje ate ne AT.

Pyetje 33. A ka ndonje udhezim/detyrim deri tani mbi tipet e komisioneve per t’u aplikuar per keto transferta (BEN,OUR,SHARE)?

Nuk ka asnje percaktim/detyrim nga Ligji per Faturen lidhur me transaksionet, Ligji percakton detyrimin qe Banka apo Institucionet e tjera financiare jo-banke kane per raportimin ne AT te pagesave te faturave elektronike.