Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për dorëzimin e dokumentacionit tatimor të shpërndarë nga tatimpaguesit që përjashtohen nga TVSH-ja

Të nderuar tatimpagues!

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju njofton se në bazë të VKM Nr. 576, datë 22.07.2020 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të gjithë ju si tatimpagues që nuk do të jeni më subjekt i TVSH-së, keni detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSh-së) pranë strukturave në Drejtoritë Rajonale Tatimore që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.

Kujdes!

Afati për dorëzimin e fletëve dhe / ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars – 31 Gusht 2021.

Dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat i gjeni si dokumenta ndihmëse poshtë këtij njoftimi.

Një kopje e procesverbalit të konfirmimit (Aneksi 3) do ju vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në C@ts, nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen tuaj.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së apo ti drejtoheni zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të juridiksionit.

Dokumenta ndihmëse