Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi procedurën e ç’regjistrimit nga TVSH-ja për tatimpaguesit importues

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit të cilët edhe pse rezultojnë, nën kufirin e qarkullimit prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh për gjatë vitit kalendarik deri në 31.12.2020, por që përgjatë kësaj periudhe kanë kryer të paktën një import, në përputhje të ligjit për TVSH-në, nuk do të ç’regjistrohen automtikisht nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së.

Për t’u ç’regjistruar nga TVSH-ja kjo kategori tatimpaguesish duhet të bëjnë kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale të juridiksionit të shoqëruar edhe me një vetëdeklarim nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk do të kryejnë importe në vijim.

Këto kërkesa do të trajtohen me prioritet nga ana e DRT-ve për të vijuar me ç’regjistrimin.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.