Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për dorëzimin e inventarit analitik të datës 31.12.2020

  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, inventarin analitik të datës 31.12.2020.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi, çmim dhe vlerë.

Informacioni i mësipërm, i cili kërkohet bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, neni 60 "Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore", duhet të ngarkohet elektronikisht në e-Filing, në rubrikën "Çështjet e mia", brenda datës 11 Janar 2021.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor, brenda afatit dhe të shmangin penalitetet.

Për çdo informacion në lidhje me dorëzimin e inventarit analitik të datës 31.12.2020 ju mund të kontaktoni Qëndrën e Thirrjeve në numrin 0800 0002, e hënë- e enjte në orarin 08.00-16.30 dhe e premte 08.00-14.00.