Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim final për rimbursimin e gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19

Rikujtojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Të gjithë individët që kanë kryer tashmë aplikimin, por që, edhe pas njoftimeve në vijimësi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ende nuk kanë plotësuar mangësitë në dokumentacionin e tyre, ftohen ta dërgojnë këtë dokumentacion  brenda datës 10 dhjetor 2020 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT ose në adresën email ankesa@tatime.gov.al.), duke mos harruar të vendosin edhe një numër kontakti.

Ftohen individët e mëposhtëm të japin sa më parë një numër kontakti (përmes emailit të mësipërm) për sqarime mbi mangësitë në dokumentacionin që kanë paraqitur:

  • Kastriot Isufaj
  • Erion Lipe
  • Shpresim Kapaj
  • Shkëndi Firaku
  • Ardjana Dranga
  • Shpetim Bajrami


Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë:

  • mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,
  • formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;
  • vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);
  • të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);
  • numër kontakti personal ose adresë email.

 

Dokumenta ndihmëse