Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit dhe publikun e interesuar se me ndryshimet e fundit të VKM nr.143 datë 13.2.2020 “Për procedurat për lëshimin e autorizimit, për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve, për qëllime të procesit të rindërtimit”, në listën e subjekteve të rindërtimit të autorizuara për përjashtimin nga TVSH-ja, përveç ndërtuesve/kontraktorëve, subjekte të rindërtimit të parashikuar në shkronjat a, b dhe c të nenit 3 të kësaj VKM-je, do të përfshihen edhe të gjithë nënkontraktorët, të cilët kanë lidhur kontratë direkt me ndërtuesit/kontraktorët e përcaktuar në shkronjat e sipërcituara të këtij neni, për furnizimin e proceseve të ndërtimit si dhe furnizuesit e mallrave ose shërbimeve që furnizojnë direkt ndërtuesit te cilet jane te pajisur me autorizim per perjashtimin nga TVSH-ja nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.
Për t’u pajisur me autorizim, subjektet furnizuese dhe nënkontraktorët duhet të bëjnë aplikim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatime, ku si pjesë të kërkesës duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
Verifikimi i çmimeve të aplikuara do të jetë objekt verifikimi nga strukturat funksionale të Administratës Tatimore.
Gjithashtu nëse furnizuesit/nënkontraktorët zgjedhin të mos bëjnë kërkesë për t’u pajisur me autorizim për përjashtim nga TVSH-ja, ose kanë kryer furnizime mallrash ose shёrbimesh për periudhën që nuk janë pajisur me autorizim, nuk e gëzojnë të drejtën e zbritjes së TVSH-së mbi këto furnizime. Në këto raste, shoqëritë furnizuese për mallrat dhe shërbimet e ofruara, do të kryejnë rregullimin e TVSH-së së zbritshme, për të gjitha furnizimet e ofruara shoqërive ndërtuese të autorizuara.
Autorizimi i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk i shtrin efektet mbi furnizimet e kryera para pajisjes me autorizim të subjektit përfitues, por skema e përjashtimit të TVSH-së zbatohet vetëm për furnizimet pasuese. Për të gjitha furnizimet e kryera para pajisjes me autorizim, të zbatueshme janë parashikimet si më sipër.
Për t’u njohur me ndryshimet e VKM-së nr.143 datë 13.02.2020, mund të klikoni në linkun: https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/09/30/804/0752944c-d6e2-478d-ac39-666cb0b2f5dc
Ne dokumentin bashkengjitur do te gjeni dhe shkresen sqaruese e cila shpjegon ne detaje hapat e ndjekjes se ketij procesi.