Institucioni

Institucioni > Lajme >

Lista e kandidateve te kualifikuar per konkurrim te brendshëm, referuar shpalljes se datës 02.06.2020, “Shpallje per konkurrim ne pozicione vakante “.

Njoftim për  kandidatët e kualifikuar për konkurrim të brendshëm

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për marrëdhëniet e punës të personelit jo nëpunës civil, në Administratën Tatimore Qendrore”, miratuar me Urdhrin nr. 10, datë, 31.01.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm, neni 9 e në vijim,  ju njoftojmë se pas fazës së verifikimit të dokumentacionit të depozituar brenda afateve ligjore, më poshtë do të gjeni listën emërore të kandidatëve të kualifikuar për fazën e konkurrimit të brendshëm:

Për pozicionet Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në DPT, Kategoria III-b, janë këta kandidatë:

 

  1. Eridan Muçaj
  2. Florenc Lala

 

Për pozicionet Inspektor në Sektorin e Verifikimit dhe Koordinimit  në Terren në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror, Kategoria IV-a, janë këta kandidatë:

 

  1. Eridan Muçaj
  2. Adem Ndreu
  3. Florenc Lala

 

Për pozicionet Inspektor në Sektorin e Verifikimit  dhe Koordinimit në Terren , në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Verior, kategoria IV-a, janë këta kandidatë:

 

  1. Julida Alijaj

 

Konkurrimi do të zhvillohet ditën e premte, datë 26.06.2020 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ora 10.00, në formën e intervistës së strukturuar bazuar në fushën e njohurive të shpallura në shpalljen fillestare të datës 02.06.2020, në faqen zyrtare të DPT.

 

Kandidatët që nuk janë kualifikuar do të njoftohen individualisht në adresën e postës elektronike të deklaruar në kërkesën për aplikim lidhur me arsyet e moskualifikimit.