Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 sipas “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës nr.1, “VKM nr.254 datë 27.03.2020” të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për ndihmën financiare, do të njoftohen nëpërmejt llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët per arsye te ndryshme nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e kesaj ndihme financiare, që aplikimet do të rihapen.nga dita e sotme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Ne këtë kategori nuk përfshihen përfituesit të cilëve ju është refuzuar kërkesa apo janë në proces ankimimi të kërkesës së tyre për këtë paketë, si dhe ata tatimpagues të cilët nuk kanë plotësuar kushtet që parashikon “VKM nr.254 datë 27.03.2020” dhe që janë trajtuar si perfitues te paketës së dytë.

Subjektet duhet të plotësojnë kërkesën sipas Formularit,duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.