Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim mbi datën e zhvillimit të testimit për inspektorët e Hetimit Tatimor mbi njohuritë e përfituara

Referuar shpalljes së datës 14.11.2019, në faqen zyrtare www.tatime.gov.al “Njoftim për zhvillimin e testimit mbi njohuritë e përfituara për inspektorët e Hetimit Tatimor”, si dhe në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr. 24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 11 dhe vijues të Rregullores “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit, emërimit, vlerësimit dhe marrjen e masave disiplinore për punonjësit e strukturave të hetimit tatimor”, miratuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nr. 65, datë 04.10.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndryshuar me Urdhrin nr. 65/1, datë 02.02.2018 dhe Urdhrin nr. 65/2, datë 14.05.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, njoftojmë se:

Testimi mbi njohuritë e përfituara, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 23.12.2019, në ambientet e Godinës “Iliria”, pranë Fakultetit Ekonomik, duke filluar nga ora 09.00, sipas grupeve. Orari dhe lista emerore do të jenë të afishuara në hyrje të godinës.