Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit.
Gjatë periudhës 11-15 nëntor 2019, janë kryer 663 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 128 shkelje të legjislacionit tatimor.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:
- 15 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
- 20 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë);
- 24 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 21 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
- 4 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
- 23 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Plani Operacional kundër Informalitetit deri në fund të muajit Dhjetor 2019 do të vijojë me:
- Monitorim dhe verifikim i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk;
- Verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë dhe nëndeklarimi i pagave në të gjithë sektorët;
- Verifikim i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara;
Administrata Taimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.