Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore – Mbi 280 mijë shërbime online në 10 muaj

282,772 shërbime online janë ofruar nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, në harkun kohor Janar- Tetor 2019,  për individët dhe subjektet e interesuara.

Këto shërbime që përmbushen në kohë reale, pa asnjë kosto përfshijnë:

-           Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit

-           Vërtetim për individ të paregjistruar

-           Vërtetim për posedim mjeti

-           Vërtetim për pagim detyrimesh

-           Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti

-           Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin

-           Vërtetim për përgjegjësitë tatimore

-           Vërtetim për regjistrim të investitorit

-           Vërtetim statusi (aktiv, pasiv, përfshirë datën)

-           Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

-           Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)

-           Certifikatë Rezidence Tatimore

 

Të ndarë sipas muajve janë :

Janar

32,975

Shkurt

12,670

Mars

25,717

Prill

30,326

Maj

35,238

Qershor

26,966

Korrik

29,866

Gusht

26,033

Shtator

28,733

Tetor

34,248

Total

282, 772

 

Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve.