Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore nis trajnimet mbi sistemin e faturimit online

Administrata Tatimore ka nisur ciklin e parë të trajnimeve mbi projektin e Fiskalizimit, duke filluar me Trajnimin e trajnerëve rajonalë.

31 specialistë me përvojë, të përzgjedhur nga secila prej Drejtorive Rajonale Tatimore,  po kualifikohen si trajnerë lokalë për të përcjellë njohuritë mbi sistemin e ri të faturimit online, tek të gjithë punonjësit e Administratës Tatimore.

Kjo është vetëm faza e parë e një cikli të gjerë trajnimesh, i cili përveç stafit të Administratës Tatimore, përfshin edhe trajnimin e tatimpaguesve dhe specialistëve të fushës në lidhje me këtë projekt.

Trajnimet do të shtrihen në të gjithë vendin dhe do të organizohen në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore(QTATD), duke përcjellë njohuritë e nevojshme  mbi të gjitha fazat dhe modalitet e zbatimit të këtij projekti.