Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore- Plani Kundër Informalitetit vijon në të gjithë territorin

Ndërsa Plani i gjerë i veprimit Kundër Informalitetit vijon, vetëm gjatë periudhes 1-10 Tetor 2019, Strukturat e Monitorimit në terren kanë kryer 831 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 156 shkelje të legjislacionit tatimor. 

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  • 6 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  • 26 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
  • 21 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 13 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 8 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
  • 7 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 12 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 41 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Përgjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, Strukturat e Monitorimit në Terren kryen 6,206 kontrolle, ndërsa u konstatuan 2,412 shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat:

  • 313  subjekte të paregjistruara në organet tatimore;
  • 587 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 50 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë);
  • 244 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 203 subjekte të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 41 subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”;
  • 104 tatimpagues u konstatuan se nuk kishin të instaluar pajisjet fiskale dhe 76 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune;
  • 308 tatimpagues dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, përmbyllën inspektimin e subjekteve të tregtimit të hidrokarbureve në të gjithë vendin, për të çertifikuar regjimin e tyre automatik. U realizua kontrolli dhe vendosja e rregjimit automatik në të 1117 subjektet që tregtojnë hidrokarbure dhe gaz të lëngshëm  në të gjithë Shqipërinë.  Në të gjitha këto subjekte janë vendosur 2176 rregjime automatike të instrumentave matës, ligjërisht të kontrolluar, ndërsa u konstatuan 15 shkelje të legjislacionit tatimor.

DPT do të vijojë kontrollin në subjektet që janë konsumatorët më të mëdhenj të karburantit, për të garantuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre, si edhe rikontroll në subjektet e çertifikuara tashmë ligjërisht në regjim manual.

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të vetëdeklarohen në përmbushje, ndërsa nxisim të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi që konstatojnë.