Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim AEOI - Rikujtesë Institucioneve Financiare

Administrata Tatimore rikujton të gjithë Institucionet Financiare shqiptare se afati i fundit për të raportuar “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare” në zbatim të ligjit 4/2020 , është data 30 Maj 2024.

Nga data 11.03.2020, kur hyri në fuqi ky Ligj, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë Administratës Tatimore për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard)

Bazuar nё ndryshimet e fundit ligjore lidhur me shkёmbimin automatik tё informacionit tё llogarive financiare, Adminstrata Tatimore njofton se është miratuar sё fundmi:

VKM Nr. 817, datё 28.12.2023 ku janë bërë disa ndryshime të VKM nr. 613, datë 29.7.2020 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 4/2020, Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Është amenduar “Shtojca II”  Lista e Juridiksioneve të Raportueshme.


Kujdes!

Mosrespektimi i afateve në raportim ju përball me zbatimin e nenin 12 “Kundravajtje Administrative” të ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.