Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim për pagën minimale nga periudha Prill 2022

Të nderuar tatimpagues!


Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Prill 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 32,000 lekë. (VKM nr.158, datë 12.03.2022)

Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, për personat e punësuar; për personat e vetëpunësuar; si dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht, do të jetë jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 32,000(tridhjetë e dy mijë) lekë.

Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 32.000(tridhjetë e dy mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
  2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 64.000 (gjashtëdhjetë e katër mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.