Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim për sipërmarrësit e kategorive biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH

Të nderuar sipërmarrës të kategorive biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH,

Nga të dhënat aktuale në sistemin elektronik, mbështetur në vetëdeklarimin tuaj, rezulton se ka parregullsi në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016.

Brenda datës 10 Shkurt 2017, Administrata Tatimore, ju fton të deklaroni dhe korrigjoni këto pasaktësi lidhur me totalin e blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016, përpara vlerësimit tonë.

Ju faleminderit!