Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim mbi mënyrën e aplikimit për përfitimin e lehtësirave të parashikuara në Aktin Normativ Nr. 12, datë 2.4.2020 për qiratë.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në Aktin Normativ Nr.3, datë 15.3.2020,  të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje kategorive si më poshtë:

  • Qiramarrësit individë të cilëve i është pezulluar/zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shaktuar nga Covid-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton mardhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës;
  • Qiramarrësit studentë të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë;
  • Persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19;

Me qëllim të përfitimit të lehtësive të parashikuara në Aktin Normativ dhe për vendimmarrje të mëtejshme të Keshillit të Ministrave, të aplikojnë me procedurat si më poshtë:

  • Individët qiramarrës dhe stundentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e email qirajaime@tatime.gov.al, sipas Formularit Nr. 1 në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose sipas Formularit Nr. 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Tatimpagues. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.
  • Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, duke ngarkuar Formularin e aplikimit Nr. 3, kur marrëdhënia midis palëve është Tatimpagues me Tatimpagues ose sipas Formularin Nr. 4 kur marrëdhënia është Tatimpagues me Individ. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.

Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar më lartë në këtë njoftim, të cilët kanë ankesë për moszbatim të Aktit Normativ nga ana e qiradhënësit, pasi të kenë plotësuar të gjithë procedurën më sipër, të dërgojnë një email në adresën ankesa.qirajaime@tatime.gov.al , me objekt/titull të Email-t, NIPT në rastin e Personave fizikë/juridikë të regjistruar, dhe NID (Numri Unik i Identifikimit) të Letërnjoftimit në rastin e individëve apo studentëve, duke përshkruar arsyen e ankesës.

Bashkëlidhur këtij njoftimi janë formularët e aplikimit për kategoritë:

Dokumenta ndihmëse