Monitorimi në Terren 16- 21 nëntor: 10 subjekte të paregjistruara, 6 subjekte “Biznes i madh” me punonjës të padeklaruar
484 kontrolle të kryera dhe 109 shkelje janë konstatuar nga Strukturat e Monitorimit në Terren gjatë periudhës 16 - 21 nëntor 2019, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:
10 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
14 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë);
13 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 7 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 6 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
4 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 5 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
29 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Plani Operacional kundër Informalitetit deri në fund të muajit Dhjetor 2019 do të vijojë me:
Monitorim dhe verifikim i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk;
Verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë dhe nëndeklarimi i pagave në të gjithë sektorët;
Verifikim i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara;
Administrata Taimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.