Institucioni

Institucioni > Lajme >

Janar – Prill 2019: 640 Tatimpagues Pasiv më pak se e njejta periudhë e vitit 2018

Duke krahasuar të dhënat për periudhat respektive të dy viteve, rezulton se për vitin 2019 kanë kaluar në status pasiv 640 tatimpagues më pak (5,094 - 4,454) se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Ka dy mënyra për kalimin në këtë status – vetë Tatimpaguesi kërkon pezullimin e  aktivitetit në sportelet e QKB dhe Tatimpaguesit që përmbushin kushtin ligjor sipas nenit 44, shkronja “a” dhe “b”, pra  nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike për 12 periudha tatimore mujore të njëpasnjëshme apo janë mos deklarues për 12 periudha, të  cilët kalojnë automatikisht nga sistemi në status pasiv.

Nga të dyja këto kanale, rezultojnë 373 tatimpagues më pak në 2019 (3 429), krahasuar me të njejtën periudhë të 2018(3 802), të cilët kanë kërkuar pezullim të aktivitetit në QKB, ndërsa janë 267 tatimpagues më pak në 2019(1025), të cilët kanë kaluar në status pasiv në mënyrë elektronike nga vetë sistemi, krahasuar me të njejtën periudhë të 2018 (1292).

Në çdo rrethanë leximi i këtyre shifrave nuk mund të jetë i ngurtë, pasi në praktikën e përditshme shumë tatimpagues që kanë ndërprerë veprimtarinë nëpërmjet  pezullimit të aktivitetit në QKB, kryejnë çdo ditë dhe riaktivizim të veprimtarisë pranë sporteleve të saj dhe kalojnë nga statusi Pasiv në Aktiv.

Për periudhën Janar - Prill 2019, 1,456 tatimpagues kanë ndryshuar status nga Pasiv Aktiv.

Në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore”, i ndryshuar, neni 44, shkronja “c”, (ndryshimet e vitit 2019) për Tatimpaguesit që pezullojnë apo ndërpresin aktivitetin në QKB është vendosur kushti që tatimpaguesit duhet të kenë paguar detyrimet tatimore deri në datën e pezullimit.

Qëllimi i këtij ndryshimi është disiplinimi i disa tatimpaguesve që ndërpresin aktivitetitn në QKB, duke mos qenë korrekt me deklarimin e tyre lidhur me afatin e pezullimit, pasi veprimet e pezullimit i bëjnë më shumë se njëherë brenda vitit, por edhe për të ulur kostot e administrimit nga Administrata Tatimore për këta tatimpagues.

Ndërveprimi midis DPT dhe QKB, mbi listën e tatimpaguesve që kanë detyrime tatimore të papaguara, tashmë bëhet në mënyrë elektronike, i përkufizuar nga këto ndryshime ligjore dhe marëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve.