Sjellim në vëmendje të çdo sipërmarrësi apo individi se mund të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari.
Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ata, mund të kryejnë pagesë të pjesshme ose të plotë për këto taksa dhe tarifa:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për tatimpaguesit.