56 të rinj ekselentë, janë tashmë pjesë organike e administratës tatimore në nivel qendror dhe rajonal, të integruar në çdo profil pune, në ndërveprim me tatimpaguesit dhe publikun.
Në Qendrën e Thirrjeve, në strukturat e shërbimit dhe në drejtori të ndryshme, këta të rinj, ndërsa fitojnë ekspertizë profesionale nga kolegët e tyre, pasurojnë institucionin tonë me energji, frymë të re pune dhe entuziasëm.
Ndërsa ka nisur procesin e ristrukturimit, me qëllim përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj tatimpaguesve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të diplomuarit ekselentë të ndjekin në vijimësi njoftimet që do të publikohen për pozicionet vakante të punës, të cilat do të shpallen pas ristrukturimit.
Ju ftojmë të shihni me besim dhe kurajo këtë mundësi! Ju mirëpresim në këtë rrugëtim të ri që na përket të gjithëve!