Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore Qendrore me strukturë të re

 

Administrata Tatimore në veprimtarinë e saj udhëhiqet nga parime, aplikimi i të cilave siguron mirëadministrimin e sistemit tatimor të Republikës së Shqipërisë.

Ndjekja e ndryshimeve në mjediset e biznesit dhe atij legjislativ, si dhe përshtatja e sistemeve të organizimit të burimeve kanë qenë fokus në miratimin e strukturës organizative të re për administratën tatimore, me qëllim arritjen e efiçencës dhe të efektivitetit të duhur.

Nga analizat e kryera periodikisht, për performancën e institucionit tonë, por duke vlerësuar maksimalisht edhe asistencën e huaj nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të rishpërndarjes së burimeve njerëzore me qëllim përmirësimin funksional dhe procedurial, është miratuar struktura e re e administratës tatimore qendrore me Urdhrin e Kryeministrit nr. 86, datë 03.05.2019 “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 126, datë 02.08.2016 të Kryeministrit, “Për miratimin e Strukturës Organizative dhe të numrit të personelit të Administratës Tatimore Qendrore”.

Në zbatim të kësaj strukture, do të fillojë procesi i ristrukturimit bazuar në legjislacionin në fuqi.