Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tashmë ofron shërbimet e saj edhe në Qendrën e Integruar të Ofrimit të Shërbimeve Publike (ADISA) në Shkodër.
Nëpërmjet këtij sporteli me një ndalesë, tatimpaguesit dhe individët do të mund të marrin shërbime në mjedise me infrastrukturë moderne dhe lehtësisht të aksesueshme, përfshirë këtu edhe personat me aftësi të kufizuar.
Aktualisht shërbimet e DPT-së ofrohen në sportelet e ADISA-s në qytetin e Kavajës, Krujës, Fierit dhe Gjirokastër.
Për perudhën janar – mars 2019 në total numri i aplikimeve në këto sportele ishte 4,179, ndërsa për vitin 2018 ishin 18,954.
Gjatë kësaj periudhe asnjë ankesë nuk është regjistruar pranë sporteleve të DPT-së nga përfituesit e shërbimeve.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për tatimpaguesit.