Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të përmirësuar shërbimin ndaj tatimpaguesve. Një formë e komunikimit me ta janë edhe opinonet mbi cilësinë e shërbimit, të cilat merren përmes pyetësorëve dhe anketimeve.
Në çdo zyrë të Shërbimit të Tatimpaguesve në të 14-të Drejtoritë Rajonale Tatimore, gjendet “Kutia e Shërbimit”, e cila mbledh formularët përkatës, që qytetarët i plotësojnë në mënyrë anonime dhe të pavarur.
Ky pyetësor është i lehtë për t'u plotësuar, nuk merr kohë dhe përmban 5 pyetje të thjeshta. Përmes përgjigjegjeve Administrata Tatimore njihet me perceptimin që publiku ka mbi cilësinë e shërbimeve që ofrohen në sportele.
Për periudhën Janar - Prill 2019 kanë shprehur opinionin mbi 1,200 persona të kategorizuar sipas statusit : Individë, Persona Fizikë deri në 2 milionë lekë xhiro; Subjekte me xhiro 2-5 milionë lekë; Subjekte me xhiro 5-8 milionë lekë dhe Subjekte me mbi 8 milionë lekë xhiro.
Të dhënat e pyetësorit janë paraqitur në këta grafikë, ndërsa ju falenderojmë për kohën, vëmendjen dhe vlerësimin tuaj!