Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z.Enton Duro zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave z. Arlind Gjokuta për të nxitur harmonizimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Në frymën e bashkërendimit të veprimeve, dy agjensitë do të vijojnë me takime periodike çdo muaj, në nivele teknike, për të modeluar një qasje të përbashkët efektive.
Bashkëpunimi do të vijojë edhe në sigurimin e shkëmbimin e informacionit, përfshirë atë në kohë reale, si edhe mbështetjen reciproke për të parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal dhe aktivitete te tjera të paligjshme, në funksion të përmirësimit të administrimit tatimor dhe doganor.