Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z.Enton Duro, pati sot një takim prezantues, jo formal me gazetarët që mbulojnë çështjet ekonomike në median shqiptare.
Ai bëri të qartë se misioni i Administratës Tatimore mbetet i njëjtë, me një vizion të kristalizuar tashmë për të rritur ndërgjegjësimin dhe besimin e tatimpaguesve e të publikut në tërësi . Zoti Duro shprehu bindjen e tij se “besueshmeria dhe rezultatet arrihen përmes dëshmisë së punës me integritet profesional dhe njerëzor”.
Përballë interesit të gjerë të gazetarëve, z.Duro tha se DPT do të jetë transparente dhe e hapur me mediat, ndërsa kërkoi mbështetjen e tyre për të mirëinformuar publikun, si dhe për të denoncuar çdo rast abuzimi apo sjellje korruptive në lidhje me punën e Administratës Tatimore.