Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve se bazuar në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar, si dhe udhëzimit Nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shuma e tepricës së kredisë, me vlerë deri në 1,000 (një mijë) lekë, e cila ka ardhur si rezultat i një vlerësimi të kryer nga Administrata Tatimore, vlerësohet si detyrim ose kredi me vlerë zero.
Ju sjellim në vëmendje se sa më sipër vlen vetëm për detyrimet tatimore të vlerësuara nga Administrata Tatimore.
Për detyrimet tatimore të vetëdeklaruara, të çfarëdolloj vlere dhe tatimi, tatimpaguesi duhet të paguajë detyrimin tatimor brenda afatave ligjore në fuqi.