Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tatimpagues tregoni kujdes kur kryeni transaksione

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar, si dhe udhëzimit nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, informon  se çdo tatimpagues përpara se të hyjë në një transaksion me një tatimpagues tjetër, duhet të verifikojë statusin e tij dhe të sigurohet që blerësi apo shitësi është tatimpagues me status “Aktiv” dhe mund të kryejë transaksione.  

Për tatimpaguesit me status “Pasiv”

Do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv.

Për tatimpaguesit me status “Aktiv”

Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv.

Të gjithë tatimpaguesit mund të konsultojnë listën e tatimpaguesve të cilët kanë kaluar në regjistrin pasiv në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (https://www.tatime.gov.al/c/8/129/132/subjekte-pasive). Kjo listë përditësohet çdo ditë pune.