Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 22-të të Komitetit të Përmbushjes, në të cilën u miratua plani sektorial i bareve dhe restoranteve, i hartuar edhe me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
Plani sektorial i bareve dhe restoranteve do të nisë të zbatohet nga Administrata Tatimore, duke filluar nga data 15 prill dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.