Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kujtesë tatimpaguesve për pagesën e kësteve të Tatimit mbi Fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton tatimpaguesve, se data 30 mars  është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi  Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998  “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës 29 mars.

Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin.

Admnistrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore.