Institucioni

Institucioni > Lajme >

Qendra e Thirrjeve në 2 vjet ka informuar mbi 105 mijë tatimpagues

Në pak më shumë se dy vjet nga krijimi i Qendrës së Thirrjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ofruar shërbime pa pagesë për 105,373 tatimpagues.

Qendra e Thirrjeve u konceptua si një instrument në dobi të qytetarëve dhe sipërmarrjes duke ju ardhur atyre në ndihmë paravësisht vendndodhjes dhe pa asnjë kosto.

Nga janari 2017 deri në shkurt 2019, në numrin e gjelbër 0800 00 02 kanë mbërritur 19,999 telefonata, ndërsa administrata ka komunikuar me 105,373 tatimpagues.

Qendra e Thirrjeve, ju ofron tatimpaguesve informacion dhe asistencë për pyetje rreth:

  • Deklarimit elektronik
  • Legjislacionit tatimor
  • Çështje të tjera për Administratën Tatimore (shërbime të AT-së)

Një operator ofron asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte  ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00.

Specialistët e administratës të angazhuar në Qendrën e Thirrjes, administrojnë edhe komunikimin në kohë reale, nëpërmjet dritares së ndihmës Live Chat që gjendet në faqen www.tatime.gov.al.

Nëpërmjet kësaj platforme është komunikuar me 12,900 përdorues dhe vizitorë të faqes.

DPT falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë besuar te këto shërbime dhe inkurajon përdorimin e tyre, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm.