Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi nr. 4, datë 21.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.
Si më poshtë vijon janë ndryshimet kryesore sipas këtij udhëzimi:
Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme:
I nënshtrohen Tatimit në Burim edhe:
Tatimit mbi Fitimin i nënshtrohet edhe:
Çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat. Për përmbushjen e këtij detyrimi, personat jorezidentë do të plotësojnë deklaratën e veçantë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues dhe paguajnë tatimin në kohën e dorëzimit.
Për efekt të llogaritjes së rezultatit të vitit fiskal:
Do të konsiderohen shpenzime të panjohura, shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.
Për Tatimin mbi Dividentin:
Tatimi mbi Dividentin do të aplikohet në shkallën tatimore 8%. Për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, kjo shkallë zbatohet me kushtin që:
Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.
Për borxhin e keq (provizionet):
Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet përpara afateve të përcaktuara në ligj për fshirjen e borxhit të keq, provizionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, do të vazhdojnë të njihen si të tilla.