Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi Nr. 5, datë 22.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Si më poshtë vijon, përmendim disa nga ndryshimet kryesore sipas këtij udhëzimi:
Shkallët tatimore janë në masën:
Për nënkontraktorët e Regjimit të Përpunimit Aktiv:
Aplikohet shkallë tatimore 0%, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv. Për zbatimin e saktë të procedurave të regjimit të përpunimit aktiv, subjektet (kontraktori dhe nënkotraktori) duhet t’i referohen gërmave b) dhe c) të pikës 1 në nenin 48 të udhëzimit.
Për fermerët :
Aplikohet norma prej 6%, për kompensimin e tyre.
Listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:
Lista e inputeve dhe lëndëve të para për prodhimin e barnave është e publikuar në VKM nr. 953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.