Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Lezhë takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019. Në të morën pjesë mbi 50 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi, lidhen kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare. Ato u prezantuan në mënyrë të detajuar nga ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan pozitivisht angazhimin e Administratës Tatimore për informimin dhe trajtimin profesional të çështjeve që u ngritën.

Drejtuesit e DRT Lezhë garantuan së në çdo kohë tatimpaguesit, mund të marrin informacion dhe asistencën e duhur, për të kuptuar sa më mirë dhe në mënyrë korrekte ndryshimet ligjore.

Aktualisht punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve janë duke informuar në terren tatimpaguesit si dhe po shpërndajnë broshura e materiale informuese në lidhje me ndryshimet në legjislacionin tatimor.