Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT tashmë me sportele informimi në Bashkinë e Durrësit dhe Korçës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tashmë është e pranishme me sportele të rinj, të dedikuar pranë Bashkisë së Durrësit dhe Korçës.

Tatimpaguesve të rinj pranë këtyre sporteleve, iu ofrohet asistencë e dedikuar dhe informacion në lidhje me detyrimet tatimore, përgjegjësitë, mënyrën, afatet për deklarimin dhe pagesat, etj., me qëllim përmbushjen e tyre sa më korrekte.

Pranë këtyre sporteleve,të gjithë tatimpaguesit mund të marrin informacione në lidhje me ndryshimet e Paketës Fiskale 2019, si dhe materiale informuese sipas kategorive të ndryshme. 

Sportele të tilla të ngjashme do të hapen së shpejti edhe në bashkitë e tjera të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe me sa më pak kosto për tatimpaguesit.