Drejtoria Rajonale Tatimore Sarandë zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019. Në të morën pjesë rreth 40 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.
Paketa Fiskale 2019, ka si objektiv përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave, reduktimin e kostove të përmbushjes tatimore, si nga biznesi, ashtu edhe nga administra, por edhe nxitjen e deklarimeve dhe pagesave në kohë.
Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan qasjen profesionale që po ndiqet nga Administrata Tatimore për informimin e tyre në lidhje me ndryshimet kryesore që kanë të bëjnë me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.
Drejtuesit e DRT Sarandë garantuan se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, tatimpaguesit mund të marrin informacionin dhe asistencën e duhur për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet në legjislacion.